Lajme

Një muaj paraburgim për dy persona për “vrasje në tentativë” në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren

Një muaj paraburgim i është shqiptuar A.Ç dhe R.G.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” në qytetin e Prizrenit.

“Më datën 01 qershor, në orët e pasdites, në Prizren, me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin R.M., në atë mënyrë që për shkak të disa mosmarrëveshjeve paraprake e sulmojnë të dëmtuarin, i pandehuri R.G., duke e goditur me boks hekuri derisa i pandehuri A.Ç., duke e sulmuar e godet tri herë me thikë në pjesën e shpinës, si pasoj e së cilës i dëmtuari dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti përcillet në QKUK-në në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Po ashtu është bërë e ditur se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale (fakti që vepra penale është kryer në vend publik), mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer vepra penale,.

“Këto rrethana shtojnë dyshimin se të pandehurit me lënien në liri mund të fshihen apo të ipen në arrati, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësohej zhvillimi i rregullt i procedurës hetimore” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Masa e paraburgimit, sipas njoftimit, do të llogaritet nga data e arrestimit më 1 qershor dhe mund të zgjasë deri më 1 korrik./Shqip.com