“Një ministër u shpërblye për…”, Muçollari: Porti i Durrësit pasqyron tiparet e qeverisjes së Ramës, korrupsion dhe lidhje me krimin
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari shprehet se lajmet e publikuara në mediat gjermane për Portin e Durrësit, nxorën në pah një tjetër aferë korruptive por edhe kriminale. Sipas tij, koncesionin e mori një firmë e dyshimtë kroate me lidhje në Ekuador e vendet e tjera të Amerikës Latine, prej nga vijnë ngarkesat e mëdha të drogës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muçollari thekson se Porti më imadh në vend pasqyron karakteristikat e qeverisjes së Ramës, korrupsion dhe lidhje me krimin.
Gjithashtu, Muçollari akuzon se prej paligjshmërisë së Portit të Durrësit u shpërblye edhe një ministër, Piro Vengu, ish-drejtor i këtij Porti dhe që u gradua Ministër i Mbrojtjes.
Postimi i plotë:
Porti i Durrësit, fitore e Pirros
Porti i Durrësit ēshtë simbolika mē e fortë ku pasqyrohen tiparet e qeverisjes së Edi Ramës, korrupsioni, lidhjet me krimin dhe sundimi mbi ligjin. Dhe pasoja ështē se qytetarët nuk dinē asgjë çfarē po ndodh me njē prej pasurive më tē mēdha tē kombit.
Nisi si aferē personale e Edi Ramēs. Pa asnjē konsultē pa pyetur askend, porti mē i madh i vendit, njē prej hyrjeve dhe daljeve mē strategjike nē Adriatik, ju dha njē biznesi privat pēr tē bērē kulla, për tē fituar e ndarē me tē qindra milionë euro. Qytetarët këtu, nuk perfitojnē asgjë. Kjo pasuri e kombit ju dha Alabarit me kartonat që u ngriten pa turp nē Parlament.
Ndërkohe, për tē çuar planet korruptive deri nē fund, nē këtē nyje tē madhe të ekonomisë e tregtisë, duhej hequr kompania gjermane EMS. Ajo mund tē ishte pengesë për interesat dhe trafiqet, siç u pa me mbetjet e rrezikshme. Për të cilat as sot e kesaj dite nuk ka një pergjigje.
Dy artikuj ka bērē revista prestigjioze gjermane Fokus.de, për prapaskenat se si gjermanet u zbuan dhe koncesionin e mori një firmë e dyshimtē kroate, me lidhje në ekuador e Amerikë Latine, andej nga vijnë ngarkesat e mëdha të drogës.
Revista gjermane sugjeron se pas kësaj kompanie fiktive, fasade, fshihet një oligark lokal, mik i Edi Ramës, dhe e pyet kryeministrin për këtē aferë. Qeveria hesht.
Teksa porti ju fal Alabarit, nuk ka asnjē shenjē për ndertimin e të riut, nē Porto Romano, që do u kushtojē qytetarëve shqiptarë mbi 1 miliardë euro, ndryshe nga sa u tha nē fillim.
Tenderi për tē shpallur kompaninë fituese në tetor, është anuluar, pasi gjigandet me të cilet u mburr Edi Rama nuk moren pjesë. Dhe nuk ka asnjë transparencë se përse. Dihet vetem se 12 milionë euro të qytetarëve shqiptarë avulluan si pagesë për kompaninē holandeze që ofronte konsulencë për këtë prokurim.
Pallatet e resortit luksoz të Alabarit do tē vazhdojnē, koncesioni i menaxhimit të kalatave në duar të dyshimta, mbetjet e rrezikshme aty, porti i ri nuk duket askund.
E vetmja gjë e sigurtë është se për këto paudhësi, dikush u shperblye. Pirro Vengu, nga drejtor i Portit, u bë Minister i Mbrojtjes.
Kjo ështē ajo çfarē Edi Rama bëri me këtë pasuri kombetare, sikur tē ishte e tija personale, sikur tja kishin lënë trashegim.
Kjo lloj qeverisje kriminale e korruptive në dem të vendit, ne kurriz të qytetarëve, kunder interesit kombetar, duhet ndalur. Dhe duhen zhbërë tē gjitha këto pasoja të renda.
Ky moment nuk është larg. Dhe po afrohet, me zgjedhje të lira e të ndershme.
/Shqip.com