Teknologji

Një mijë dollarë në muaj për bizenset që duan ta mbajnë shënjen e arit të verifikimit në Twitter

Twitter-i po pretendon që të shtojë të ardhurat e tij duke sjellë një ndryshim të ri respektivisht për bizneset që kanë llogari në këtë aplikacion.

Sipas një raporti nga The Information thuhet se Twitter do të kërkojë nga bizneset nga një mijë dollarë në muaj për të ruajtur shenjën e tyre  të arit për verifikim.

Krahas kësaj thuhet se Twitter do të kërkojë taksë prej 50 dollarë për çdo llogari tjetër që është e lidhur me atë biznes. Kjo përputhet me një screenshot të postuar nga konsulenti i mediave sociale Matt Navarra, i cili tregon një email midis menaxherit të produktit të Twitter, Evan Jones dhe një biznesi pa emër.

“Si një abonent i hyrjes së hershme, ju do të merrni një shenjë kontrolli të artë për organizatën tuaj dhe distinktivët e përkatësisë për bashkëpunëtorët e saj,” “Nëse dëshironi të abonohesh, Verified for Organizations është 1,000 dollarë në muaj, dhe 50 dollarë llogaritë shtesë”, lexohet në emalin e shkëmbyer.

Shenjën e arit, Twitter e ka paraqitur përpara shenjës blu të verifikimit. Kjo shenjë lejon kompanitë të shtojnë distinktivë që tregojnë versione në miniaturë të fotografive të tyre të profilit në Twitter në llogaritë që u përkasin punonjësve, ekzekutivëve, dhe kujtdo tjetër të lidhur me markën, ashtu si logoja e vogël Tëitter në profilin e menaxherit të produktit të Twitter Esther Crawford.

Twitter ende nuk ka zbuluar zyrtarisht ndonjë informacion të çmimeve që lidhen me abonimet për verifikimin e organizatave, raporton Theverge.

Abonimi i shtrenjtë është vetëm një nga ndryshimet e shumta që CEO Elon Musk ka zbatuar në një përpjekje për të rritur të ardhurat e Twitter. Përveç largimeve masive nga puna, Musk filloi të ngarkonte përdoruesit 8 dollarë në muaj për një shenjë kontrolli blu, dhe së shpejti do të fillojë t’i detyrojë zhvilluesit të paguajnë për qasje në API të Twitter.

/Shqip.com