Lajme Ish-kryeshefi, Agron Mustafa, pagën mujore të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kishte 5 mijë e 182 euro, ndërsa vjetore i shkonte 62 mijë e 184 euro.

Një mësues duhet të punoj 39 vjet për ta marrë pagën vjetore të ish- kryeshefit të Telekomit

Posta dhe Telekomi i Kosovës
Posta dhe Telekomi i Kosovës

Për t’i palosur eurot, dikur mjaftonte të punoje në Telekomin e Kosovës.

Kryeshefat e Telekomit ishin në mesin e zyrtarëve që mbanin rekordin e pagës mujore më të lartë.

Ish-kryeshefi, Agron Mustafa, pagën mujore të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kishte 5 mijë e 182 euro, ndërsa vjetore i shkonte 62 mijë e 184 euro.

Për ironi, Mustafës edhe bashkëshortja i punonte në Telekom, që paga e saj ishte 1 mijë e 377 euro në muaj.

Mbi 6 mijë e 500 euro në muaj nga shteti për familjen Mustafa.

Ndërsa vetëm Agron Mustafa, që për 3 vite punoi në Telekom mori paga 186 mijë e 552 euro.

Mesatarisht për t’i marrë këto rroga një mësuesi në Kosovë, që pagën e ka 400 euro, do t’i duheshin 39 vite punë.

Edhe Gent Begolli e Bedri Istrefi, ish kryeshefa të Telekomit ishin paguar sa Mustafa. 

Pas kryeshefit, zyrtarët e lartë që përfshijnë sekretarin, auditorët e zyrtarët financiarë paguheshin me 3500 euro, drejtorët dhe këshilltarët 2225 euro, zëvendësdrejtorët dhe menaxherët e përgjithshëm 1975 euro, menaxherët e njësive 1750 euro, menaxherët regjional 1550 euro, koordinatorët 1377 euro, udhëheqësit nacionalë 1246 euro, udhëheqësit regjionalë 1125 euro.

Gjashtë vjet pas operimit me humbje, Telekomit ju akomulua një borxh prej 78 milionë euro.

Kur Telekomi ishte dërrmuar nga këto shpenzime, bordi vendosi ulje pagash vetëm në maj të vitit 2020.

Shqip ka provuar të marrë një përgjigje nga kryesuesi i bordit të Telekom lidhur me përformacën e ndërmarrjes për vitin 2021.

Normalisht, nuk ka pranuar të flas.

E dhimbshmja e këtyre pagave të larta është se ato u janë dhënë njerëzve aspak kompetentë.

Prandaj, pothuajse secila nga këto kompani ka operuar me humbje.


“Barra e këtyre borxheve e këtyre njerëzve që kanë nënshkru kontrata këtyre kompanive fiktive dhe kompanive që e kanë shkatërruaTelekomin e Kosovës janë duke e pagu punëtorët e Telekomit me pagat e tyre”, thotë Lamih Balaj, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit.

Balaj tregon se që nga viti 2018 ka dorëzuar në prokurori një pjesë të kontratave të siguruara. 


“Lëndë i kemi dërgua në vitin 2018 dhe tash jemi 4 vite pas. Një pjesë të atyre lëndëve s’kemi mundur t’i dërgojmë sepse Telekomi ka qenë i mbyllur dhe nëse e ke pas një lidhje që ke mundur ta sigurosh kontratë ndoshta fotografi por kurrë s’ke mundur taq sigurosh komplet kontratën çka ka ndodhë ose ankesë kontratat. Por, pas kontakteve me krimet ekonomike dhe prokurorinë e shtetit atëherë kanë nis krimet ekonomike kanë ardh dhe i kanë kërkuar dokumentet. Gjithashtu një pjesë janë kërkuar edhe nga komisioni hetimor parlamentar dhe medoemos është dashtë me jau sjell. Sigurisht edhe atyre ua kanë fshehur kontratat e dëmshme”./Shqip.com