Teknologji Shkencë

Një kometë e pa parë që prej 50,000 vjetësh do të jetë sërish e dukshme në fillim të vitit 2023

Një kometë që u shfaq për herë të fundit në qiellin e natës gjatë Epokës së Akullit do të rishfaqet së shpejti në shkurt 2023, sipas një deklarate të NASA-s të publikuar javën e kaluar.

E quajtur kometa C/2022 E3 (ZTF), ajo rrotullohet rreth diellit çdo 50,000 vjet. Tani do të kalojë brenda 26 milionë milje nga Toka më 1 shkurt 2023.

Ajo gjithashtu mund të jetë e dukshme me sy të lirë nga mesi deri në fund të janarit.

Pas zbulimit, kometa kishte një magnitudë të dukshme prej 17.3 dhe ishte rreth 4.3 AU (640 milion km) nga Dielli, raporton Interesting.

/Shqip.com