Lajme

Vetura godet një këmbësor në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Ilustrim

Një këmbësor është goditur nga një veturë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në orën 8:30.

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./SHQIP.com