Sport Ndërkombëtar

Një jetë në “San Mames”

Iker Munian - kapiteni i Athletic Bilbao

E kishte talentin, disiplinën dhe punën, po fati nuk ishte thuajse asnjëherë në anën e tij.

Kështu do të mund të parafrazohej me vetëm një rresht – karriera e kapitenit të Athletic Bilbao-s, mesfushorit, Iker Muniain.

Fansat besnik të futbollit elitar spanjoll në dhjetë vitet e fundit, e dinë historinë e tij sa të bukur, aq edhe të trishtë, e cila fshihet prapa perdeve.

Teknika e tij e jashtëzakonshme dhe vizioni i madh për të dhënë pasime për sulmuesit, u vërejtën qëkur ai ishte në moshë të re.

Muniain, veterano y líder a los 24 años | Liga BBVA | EL MUNDO
Iker Muniain – në fillimet e karrierës

Muniain debutoi me ekipin e parë të Athletic Bilbaos në vitin 2009, kur ende nuk i kishte mbushur 17 pranvera, duke u bërë futbollisti i dytë më i ri në historinë e baskëve që e kishte djersitur fanelën e ekipit të parë.

“Magjistari” po përmirësohej dhe bëhej tejet i rëndësishëm për skuadrën dita-ditës, dhe kur Muniain i mbushi 20 vjet dhe nuk ishte më adoleshent, filluan problemet.

Paraqitjet e tij pas moshës 20 vjeçare filluan të zbeheshin, teksa mediat spanjolle në atë kohë thoshin se evoluimi i tij si futbollist ishte duke shkuar tejet ngadalë, por ky nuk ishte problem i vetëm.

Në vitin 2015, kur ai ishte 22 vjeçar e pësoi lëndimin e parë të rëndë në karrierë, lëndim që historisë së tij si futbollist i dha një kahje tjetër.

Athletic Bilbao's Iker Muniain out for six months with cruciate injury |  Football News | Sky Sports
Momenti kur Munianin ishte larguar nga fusha me barrela – në vitin 2015

Ai dëmtoi ligamentet e gjurit dhe u desh të qëndronte disa muaj jashtë fushave të gjelbra, por ai nuk u dorëzua.

Ndonëse rikthimi i tij vonoi shumë, ai filloi që gradualisht të dhuronte paraqitje fenomenale dhe deri në vitin 2017 ai ishtë bërë truri i mesfushës së Bilbaos.

E, kur mendohej se gjithçka po shkonte për mrekulli dhe ai ishte rikthyer si më parë, lëndimet u shfaqën përsëri. Po në atë vit (2017) Muniain e pësoi edhe një tjetër dëmtim të ligameneteve të gjurit, kësaj here në këmbën e djathtë (herën e parë kishte dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë).

Por, ai e gjeti forcën që të kthehej përsëri në fushën e gjelbër dhe i gjithë ky shpirt luftarak iu shpërblye në vitin 2018, kur iu dhurua shiriti i kapitenit dhe ai i emocionuar tha se Bilbao është shtëpia e tij dhe dëshiron të pensionohet aty.

Muniain, el otro protagonista de la final de Copa: desafía la mayor  maldición y paga su osadía con una deportividad ejemplar
Iker Munian-kur Athletic Bilbao e fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2021

Sot, në vitin 2021 ai është 29 vjeçar dhe përkundër faktit që ka pasur edhe lëndime të tjera, prapëseprapë është një shtyllë e fortë e mesfushës së baskëve dhe një shembull për futbollistët e rinjë.

Kur Iker inkuadrohet në lojë “San Mames” oshëtinë nga brohorimat e 53 mijë fansave në drejtim të tij. /Shqip.com