Lajme

Një javë pas marrëveshjes së Ohrit, Kurti do të vizitojë nesër Tiranën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë disa takime në Tiranë, të dielën. Kjo vizitë vjen një javë pas marrëveshjes së arritur në Ohër.

Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Kurti do të zhvillojë takim me homologun e tij Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Kurti do të pritet nga Nikolla në orën 11:00, ndërkohë ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet.

/Shqip.com