Një javë me plotë “drama” për Vëllaznimin

Përkundër faktit që Vëllaznimi është lider në Ligën e Parë, Grupi A, të hënën, Granit Begolli dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të kuqezinjëve.
Begolli nuk dha arsye pse e ka marrë këtë vendim, por sipas raportimeve jo-zyrtare thuhet se shkas ka qenë gjendja finaciare e klubit, përcjellë Shqip.com.
Për arsye të njëjta, burime të Shqip.com, kanë treguar se edhe futbollistët e kësaj skuadre kanë bojkotuar stërvitjet.
Por, kjo gjë ka qenë vetëm e përkohshme, pasi duket që gjërat janë duke shkuar drejtë përmirësimit përsëri.
Futbollistët e këtij ekipi, janë rikthyer sot – në stërvitje dhe tashmë kanë filluar përgaditjet për ndeshjen që do e zhvillojnë të shtunën ndaj FC A&N.

Madje, sipas po të njëjtit burim, “timonin”` e kësaj skuadre do e marrë Blerim Mula, i cili ka qenë edhe në të kaluarën trajner i ekipit gjakovar.
Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Vëllaznimi gjendet në vendin e parë, me 17 pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com