Lajme

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur sot në orën 15:50 në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të  dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

Lidhur me vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vushtrri ka folur edhe Kryeprokurori Ismet Ujkani.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me policinë po marrin veprime në drejtim të hetimit dhe ndriçimit të ngjarjes. Për detaje të tjera nesër”, tha Ujkani.

/Shqip.com