Lajme

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, asnjë rast pozitiv

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është konfirmuar një vdekje nga COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë këtij 24-orëshi është shëruar vetëm një person si dhe nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Megjithatë, në Kosovë janë edhe 27 raste aktive me COVID-19.

Raporti 24-orësh i Ministrisë së Shëndetësisë

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar që të vazhdohet vaksinimi i qytetarëve si dhe kanë apeluar që të përmbahemi masave preventive kundër COVID-19./Shqip.com