Lajme

Një i vdekur e disa të lënduar në një aksident në hyrje të Gjilanit

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në magjistralen Gjilan-Prishtinë, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat.

Të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta për shkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Nga raportet që na i kanë dërguar nga spitali fatmirësisht të lënduarit  janë jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit dhe me vendin të tij, trupi i pa jetë i vozitësit që ka humbur jetën si pasoj e plagëve të mara në aksident, dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.

Ndërsa, hetimet rreth shkakut të aksidentit janë duke u udhëhequr nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në koordinim me Prokurorinë e Shtetit./SHQIP.com