Lajme

Një i vdekur e 424 raste pozitive sot në Kosovë

Qendra e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 424 rate të reja ditore.

Sipas raportit të IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, kurse janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 2.992.

Ilustrim