Lajme

Një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ambulanca për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë  ka publikuar të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ku bëhet e ditur se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Klinika Infektive, QKUK

Ndërkaq, nga 1563 testime të kryera janë konfirmuar 3 raste të reja me COVID-19, përcjell Shqip.com.

Janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828.

Në total numri i rasteve aktive është 322./Shqip.com