Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i trafikut në Prishtinë, viktima ishte këmbësor

Ilustrm

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura ku dy prej tyre kanë qenë të parkuara ndërsa po ashtu edhe dy këmbësor ku njëri prej tyre ka vdekur.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti

Vdekjen e 19-vjeçarit, Ahmeti thotë se e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes i cili më pas është dërguar në IML për Obduksion.

Ilustrim

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës   : J.S, mashkull,  19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Ndërsa, shoferi i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin, me vendim të prokurorit ju është shqiptuar masa e ndalimi për 48 orë./Shqip.com