Lajme

Një i vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19, në Kosovë

Ilustrim.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 1.581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, është shënuar një rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës

Në total numri i rasteve aktive është 1.877.