Lajme

Një i vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Ilustrim
Ilustrim

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjakovë.

Policia bën të ditur se i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti, pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Si pasojë e plagëve të marra një person ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari për shkaktim të aksidentit pas tretmanit mjekësor, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML Prishtinë.

/Shqip.com