Lajme

Një i vdekur dhe 26 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

COVID-19, ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen epidemiologjike në vend.

Sipas raportit në 24 orët e fundit një qytetarë ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Dhe 26 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Numri i rasteve aktive është 576.

Sipas raportit deri tani janë dhënë 1 milion e 822 mijë e 352 doza të vaksinës.  820 mijë e 520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Derisa 100 mijë e 125 doza të treta janë dhënë kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19. /Shqip.