Rozë Ndërkombëtar

Një i vdekur dhe 17 të lënduar pas shembjes së skenës nga erërat e forta në festivalin “Medusa” në Spanjë

Moti në Spanje

Një person vdiq të shtunën dhe 17 janë plagosur, tre prej tyre rëndë, pasi një skenë u shemb në një festival muzikor pranë Valencias, Spanjë.

Katastrofa goditi në Festivalin Medusa në qytetin Cullera pranë Valencias në orën 4:18 të mëngjesit me orën lokale “për shkak të një ere të fortë”.

Garda Civile- njësia paraushtarake e policisë spanjolle që është përgjegjëse për hetimin, tha gjithashtu se kishte më shumë dëme sesa thjesht shembja e pjesshme e skenës

“Për shkak të një ere të fortë, hyrja kryesore dhe skena kryesore e Festivalit Medusa në Cullera ra në tokë”, tha një zëdhënës në Valencia, shkruan CNN.

Ka pasur rreth 50,000 njerëz në vendin e festivalit kur ndodhi incidenti, tha ai, duke shtuar se u deshën 40 minuta për të evakuuar njerëzit nga festivali, me dyert e daljes duke funksionuar siç duhet.

Ximo Puig, president i qeverisë rajonale të Valencias, u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të viktimës në një postim të së shtunës.

Menaxhmenti i festivalit njoftoi në Instagram se ata e kishin pezulluar festivalin “për shkak të motit të keq… me qëllim të garantimit të sigurisë së shikuesve, punëtorëve dhe artistëve të mbledhur në Festivalin Medusa.

Videot e postuara në mediat sociale herët të shtunën treguan erëra të forta dhe struktura që binin nga skena ndërsa turma të mëdha të pjesëmarrësve të festivalit u evakuuan./SHQIP.com