Lajme

Një i vdekur dhe 1332 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 1332 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një i vdekur.

Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas raportit, janë shëruar 1605 qytetarë.

Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 10.410.