Lajme

Një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo.

Ndërkaq, Ahmeti tregoi se pas marrjes së këtij informacioni menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet e nevojshme policore./SHQIP.com