Lajme

Një i lënduar nga aksidenti në mes veturës dhe trenit në Drenas

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të trenit dhe veturës në Drenas.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit.  Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin po merren Njësiti i Trafikut Rrugor.

/Shqip.com