Lajme

Një i lënduar në aksident në mes veturës dhe kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është lënduar si  pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni në autostradën Ibrahim Rugova në Duhël të Suharekës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se personi i lënduar është përcjellë në emergjencën e Prizrenit për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:10 në Autostradën” Ibrahim Rugova në KM e  34-të, Suhareke-Duhël është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku kanë qenë të përfshire një veture dhe nje kamion. Një person  është lënduar si pasoje e aksidentit dhe i njëjti është përcjelle në emergjence në Prizren për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.

Ilustrm

Tutje, Hoxha tha se kërkojnë nga pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë vigjilent, të përshtatin shpejtësinë e automjetit me kushtet në rrugë dhe të respektojnë shenjat e trafikut./Shqip.com