Lajme

Një i burgosur vdes në QKUK – ishte duke u shqyrtuar kërkesa për pezullim të dënimit ndaj tij

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Një i burgosur ka vdekur mëngjesin e së shtunës në Klinikën Infektive të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima është A.S., 47-vjeçar, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas ShKK-së, i njëjti vuante nga një sëmundje e rëndë në mëlçi me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.

“Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Klinikën Infektive ku edhe ka ndërruar jetë”.

“Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të Vaksinës anti COVID-19!”, thuhet në komunikatën për media.

Për këtë rast, ShKK-ja njofton se është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedurë.

“A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë”.

“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”./SHQIP.com