Lajme

Një grua vetëvritet në Tiranë, dyshohet se e nxiti burri i saj

Shtytje për vetëvrasje

Policia e Shqipërisë, ka njoftuar se një 55-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë dje në banesën e saj në Tiranë.

Siç raporton, EuroNews Albania, policia njoftoi se bashkëshorti i saj nuk e kallëzoi ngjarjen në polici, por në mbrëmje njoftoi familjarët duke u thënë se gruaja e tij ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar burrin e të ndjerës.

Ilustrim

56-vjeçari është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022