Lajme

Një grua raportohet se ka vdekur nga barrikadat që ia pamundësuan të shkonte në spital

Një ngjarje e rënd po raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicën Veriore, pasi që ka pësuar sulm në zemër dhe ka qenë i pamundur dërgimi në spital si pasojë e vendosjes së barrikadave.

Raportohet se sulmi në zemër ka ardhur si pasojë se djali i saj është torturuar nga dy persona të maskuar.

Kështu ka shkruar një vajzë me emrin Božović Vesna në rrjetin Facebook. Ajo është prezantuar si mbesa e saj, teksa ka thënë se asaj nuk i është lejuar të kalojë barrikadat na serbët që kanë bllokuar rrugën në Zveçan.

“Tezja ime, e cila jeton në Kosovë, ka pësuar sulm në zemër sot pasi djali i saj u torturua nga dy majmunë të maskuar. I gjori duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Nuk arrij dot as në Rashkë. Sonte ata janë në mëshirë të fatit. Poshtë në Kosovë, duke luftuar me Albin Kurtin, lufta me barrikada kthehet në luftë kundër vetë serbëve”, ka shkruar Božović Vesna.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu, që ka shkruar se gruaja në fjalë tashmë është e vdekur.

“Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, ne kry me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur. Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk nuk i dijmë? A e dijnë EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!”, thuhet në postimin e tij.

Më tutje ajo ka shkruar se vetë ka qenë pjesëmarëse në barrikadat e vitit 2012.

“Në vitin 2012 kam qenë në barrikada, aty kemi qenë banor te veriut. Në barrikadat e tashme kërkush spo i njeh njerëzit qe po rrinë në barrikada”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se barrikadat janë të vendosura në rrugë që nga e shtuna, në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj zyreve të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore.

/Shqip.com