Lajme

Një grua në Gjakovë bën vetëvrasje, dyshohet se u var në banjon e banesës

Lajmi i Fundit.

Një grua në Gjakovë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në banjon e banesës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur për Shqip.com se rasti ka ndodhur në ora 11:00 të hënën,

“Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar njoftim se në rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjaret një person i gjinisë femër e varur në banjon e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë ai.

Gjurkaj ka bërë të ditur se aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall./Shqip.com