Lajme

Një grua bie nga ndërtesa në Prishtinë

Në mbrëmjen e sotme, një grua ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Emshir të Prishtinës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se gruaja tashmë është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se është duke u punuar për sqarimin e rrethanave të rastit.

/Shqip.com