Lajme

Një foshnjë u lind afër 6.5 kilogramë në Gjinekologji

Ilustrim.

Lindja e një foshnje sot në Klinikën e Gjinekologjisë është një nga rastet më të rralla të ndodhura në vend përgjatë viteve të fundit, njofton Shqip.com.

Bëhet fjalë për peshën e foshnjës, e cila u lind afër 6.5 kilogramë, për çka edhe vetë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thuhet se përbën rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Foshnjën e solli në jetë pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion.

Njoftohet se nëna bashkë me foshnjën janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Shqip.com