Lajme

Një foshnje me COVID-19 po trajtohet në Neonatologji

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 90 pacientë janë të shtrirë për mjekim nga Covid-19,  bazuar në raportet e  klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive ka 22 pacientë si dhe dy të tjerë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Në Klinika e Pediatrisë raportohen se janë 12 pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë 4 pacientë.

Po ashtu, raportohet se në Klinikën e Neonatologjisë është një foshnje.

Sa i përket spitaleve rajonale, ai i Gjakovës ka më së shumti pacientë, gjithsej 18. Në spitalin e Pejës po trajton 13 pacientë, në Gjilan dhe Prizren po trajtohen 8 pacientë ndërsa në spitalin e Mitrovicës është një pacient.

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8,702./Shqip.com