Një fije shpresë për Vëllaznimin

Forma e tyre e lartë në fillim të sezonit dha shpresa që Vellaznimi do rikthehet në Superligë.
Për fat të keq, historia e vjetër u përsërit. Kriza financiare u shfaq dhe skuadra pësoi “kolaps”.
Por, një dritë në fund të tunelit po shihet për ekipin nga Gjakova.
Menaxheri i kuqezinjëve, Ardian Gojani, në një intervistë për “Syri Vision”, ka deklaruar se do mbahet një mbledhje – për të dalë nga gjendja momentale.
“Ne kemi marrë një iniciativë në klub që të thërrasim të gjithë ata që kanë kontribouar për klubin e Vëllaznimit. Ish-kryetarët e klubeve, tifozët, njerëzit e bizenesit dhe njerëz që e dojnë futbollin.
Fatmirësisht ftesës i janë përgjigjur mbi 40 persona dhe këtë javë do e mbledhim një kuvend.
Ai kuvend le të starojë me procedurat e privatizimit dhe të formohet një ‘udhëheqësi teknike” deri në ditën e privatizimit”, u shpreh Gojani.

Gojani po ashtu shtoi se interesimi për një zgjidhje afatgjate është i madh.
Vëllaznimi e mbylli vitin 2021 në pozitën e katërt, duke regjistruar pesë fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.
Për shkak të gjendjes së dobët finaciare nga skuadra, fillimisht ishte larguar trajneri, Granit Begolli e më pas futbollistët Adnan Haxhaj, Viktor Kuka, Donart Sheqerolli, Dardan Rugova dhe Albin Prapshtica. /Shqip.com