Sport Ndërkombëtar

Një fije e shpreses për Doncic

NBA: Playoff

Dallas Mavericks e kanë provuar shijen e fitores.

Mavericks – kanë triumfuar në udhëtim te Golden State Warriors me 109-119.

Edhe në këtë takim – basketbollisti më i dalluar ishte Luka Doncic, i cili realizoi 30 pikë, asistoi nëntë herë dhe bëri 14-të kërcime.

Teksa, paraqitje të mirë pati edhe Dorian Finney-Smith – që regjistroi këto shifra: 23 pikë, dy asistime dhe gjashtë kërcime.

Në anën tjetër, te Warriors u dallua Stephen Curry – që kontribuoi me 20 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime.

Me këtë fitore – Mavericks e ngushtojnë rezultatin total të ndeshjeve në 3-1 dhe mbajnë shpresa ende për një përmbysje. /Shqip.com