Lajme

Një fëmijë bie në lumbardhin e Pejës, flasin nga Policia e Kosovës

Një fëmijë bie në lumbardhin e Pejës

Është raportuar se në orët e mbrëmjes një fëmijë ka rënë në lumbardhin e qytetit të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Shqip.com se kur kanë dal në vendin e ngjarjes kanë gjetur tre persona në lumë, njëri prej tyre prind i fëmijës.

“Rreth orës 19:45, Policia ka pranuar një informatë se në lumin e qytetit, përkatësisht te vendi i quajtur “parku i vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë. Policia  menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tre persona në lumë, njëri prindi i fëmijës, të cilët e kanë shpëtuar dhe e kanë nxjerrë nga uji i ftoftë”, ka thënë Rugova.

Tutje Rugova bëri të ditur se njëri qytetar ka pësuar lëndime gjatë nxjerrjes së fëmijës nga uji. Sipas tij, të tre personat kanë marr trajtim në Spitalin e Pejës.

“Njëri nga personat, qytetar, ka pësuar lëndime trupore gjatë ndihmës për ta nxjerrë fëmijën nga uji. Fëmija dhe tre personat tjerë janë dërguar në Spitalin e Pejës për të marrë tretman mjekësor”, shtoi ai./Shqip.com