Sport Ndërkombëtar

Një epokë e re filloi sot në “Old Trafford”

Trajneri holandez, Erik ten Hag

Në “Old Trafford” ka filluar një epokë e re, e shpresës.

Sot, është preznatuar edhe zyrtarisht trajneri i Manchester United, Erik ten Hag.

Stregu holandez – do tentojë ta rikthejë lavdinë e dikurshme që e kishte kjo skuadër.

Ndër të tjera, ditën e parë të punës ai tha se “nuk mendoj për këtë [sfidimin për titullin] në këtë moment. Unë mendoj se ky është një projekt dhe kërkon kohë. Duam të fitojmë çdo ndeshje. Shkojmë nga ndeshja në ndeshje dhe më pas do të shohim”.

Teksa, shtoi se “gjithmonë lojtarët diktojnë mënyrën e lojës. Kur ta kem idenë, do të rreshtoj skuadrën time më të mirë, për të marrë më të mirën prej tyre. Në fund, ka të bëjë me arritjen e suksesit së bashku”.

Ten Hag – paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit – më të cilët është edhe kampion aktual i elitës së futbollit holandez.

Në anën tjetër, United e kanë mbyllur sezonin në vendin e gjashtë në tabelë, me 58 pikë të grubulluara dhe sezonin tjetër do luajnë në Europligë.