Lajme

Një e vdekur dhe 6 të lënduar nga një aksident në Podujevë

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti, të ndodhur më 19 maj në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gruaja ka vdekur të dielën në QKUK.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërsa, është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është në proces hetimor.

/Shqip.com