Lajme

Një delegacion nga Suedia viziton veriun e vendit

Një delegacion nga Suedia i përbërë nga Ambasadori Johan Frisell, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe Shefi i Departamentit për Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë qëndruar gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të vendit.

Ata kanë vizituar njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë.

Foto nga vizita

“Ky delegacion pati rastin të dëgjojnë nga Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, Koordinatori i EULEX-it për Veri, Arno van der Pas, përfaqësuesit e NJPS-së dhe Këshilltarit të Lartë Policor të EULEX-it për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për përfshirjen e EULEX-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si reagues i dytë i sigurisë së bashku me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se delegacioni gjithashtu pati rastin t’i bashkohet një patrullimi në këmbë të realizuar nga një prej njësive të NJPS-së në pjesën veriore të Mitrovicës.

/Shqip.com