Lajme

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut viziton nesër Kosovën

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet që gjatë ditës së nesërme të qëndrojë në Kosovë.

Ata do të mirëpriten në një takim nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Takimi midis dy delegacioneve pritet të nis nga ora 15:00.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me delegacionin e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com