Lajme

Një burrë u gjet i vdekur në ballkonin e banesës në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur i vdekur në ballkonin e banesës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fushë kosovë  04.04.2024- 01:25. Lidhur me rastin e lartcekur në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

/Shqip.com