Lajme

Një grua në Gjakovë raporton se i është zhdukur vëllai

Një grua në Gjakovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është zhdukur vëllai.

Sipas saj, i njëjti më 25 nëntor kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur në drejtim të Serbisë dhe se më nuk është kthyer e as nuk e di se ku gjendet.

Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë  12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raport.

/Shqip.com