Lajme

Një burrë në Prishtinë ngacmohet seksualisht për tri vjet rresht nga një burrë tjetër

ilustrim

Një burrë ka raportuar se për tri vite me radhë është duke u ngacmuar nga një burrë tjetër në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personi në fjalë është duke i linçuar fotografi mbi të cilat nxitë urrejtje kundër tij.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull  kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar./Shqip.com