Lajme

Një burrë në Obiliq ngacmohet seksualisht nga një burrë tjetër

Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Gjithashtu, thuhet se viktima ka thënë se i dyshuari i ka shkruar mesazhe erotike në rrjete sociale.

Rasti thuhet se ka ndodhur të mërkurën në Obiliq.

Obiliq 12.04.2023 – 16:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com