Një burrë në Drenas është gjendur i vdekur
Publikuar:
(02.01.2023 00:04:57)
Një burrë në Drenas është gjendur i vdekur, të shtunën. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, informata për një trup të pajetë në fshatin Poklek është pranuar në ora 18:30.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit”, raporton Policia.
/Shqip.com