Një burrë gjendet pa shenja jetë në Dragash
Publikuar:
(14.01.2024 10:43:11)

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.
Policia njofton se rasti po hetohet.
“HETIM I VDEKJES- Sahnje, Dragash / 13.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
/Shqip.com