Lajme

Një burrë gjendet i vdekur në lokalin e tij në Drenas

Një person të mërkurën është gjendur i vdekur në Drenas.

Sipas policisë, ai është gjendur në katin e dytë të lokalit dhe familjaret e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur dyshohet pa shenja jete në katin e dytë të lokalit të tij. Familjaret kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK”, thuhet në raporton e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./SHQIP.com