Lajme Botë

Video:Një burrë arrestohet pasi që iu afrua arkivolit të Mbretëreshës

Një burrë është arrestuar pasi iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth nga një radhë zie në sallën Westminster.

Ai u arrestua sipas Ligjit për Rendin Publik dhe u dërgua në paraburgim, tha Policia Metropolitane, raporton BBC.

Incidenti në Parlament ndodhi rreth orës 22:00.

Një deklaratë nga Scotland Yard tha: “Rreth orës 22:00 të së premtes së 16 shtatorit, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire.

Pamjet e arrestimi

Më herët në mbrëmje, Mbretit iu bashkuan vëllezërit e motrat, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, në një vigjilje në sallë.

Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II do të qëndrojë në Westminster Hall deri në ditën e funeralit të saj të hënën./Shqip.com