Lajme Botë

Një burrë akuzohet për një incident në arkivolin e Mbretëreshës

Marë nga BBC

Një 28-vjeçar është akuzuar për një shkelje të rendit publik pasi dyshohet se ka lënë radhën e zisë për t’iu afruar arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Policia tha se ai ishte akuzuar në bazë të Aktit të Rendit Publik.

Videoja e drejtpërdrejtë e Westminster Hall u ndërpre kur incidenti ndodhi rreth orës 22:00, raporton BBC.

Një deklaratë nga Policia thuhet se: “Muhammad Khan, 28 vjeç, nga Barleycorn Way, Tower Hamlets, u akuzua të shtunën, 17 shtator, për një shkelje sipas të Ligjit për Rendin Publik; sjellje që synon të shkaktojë alarm, ngacmim ose shqetësim. Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të hënën, më 19 shtator”.

Ai është personi i dytë që akuzohet për kryerjen e një vepre penale ndërsa ishte në radhë për të parë Mbretëreshën e shtrirë.

Një burrë 19-vjeçar u akuzua pasi dyshohet se ekspozoi veten dhe i shtyu vajtuesit nga prapa teksa ata prisnin në radhë në Victoria Tower Gardens të mërkurën.

Adio Adeshine u akuzua për dy akuza për sulm seksual dhe dy akuza për shkelje të një urdhri për parandalimin e dëmtimit seksual. Ai do të paraqitet në Southwark Crown Court më 14 tetor.

Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II do të qëndrojë në Westminster Hall deri në ditën e funeralit.