Lajme

Një biznes në Mitrovicë mashtroi konsumatorin, gjobitet me 400 euro

Market

Inspektorët e Komunës së Mitrovicës kanë shqiptuar gjobë në vlerë 400 euro ndaj biznesit i cili mashtroi konsumatorin në këtë komunë.

Në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit, kanë bërë të ditur se pas pranimit të ankesës të adresuar nga ana e konsumatorit, Inspektori i Tregut ka gjetur se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i produktit “Oxo biodegradues” 120/10 është deklaruar me çmim 1.79 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 1.85 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit.

Ana ana tjetër, drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës i ka ftuar qytetarët që t`i paraqesin rastet kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë./Shqip.com

Vendimi i Inspektoriatit të Tregut
Vendimi i Inspektoriatit të Tregut