Teknologji Shkencë

Një asteroid ndriçon qiellin mbi Kanalin Anglez

Një asteroid i vogël ka hyrë në atmosferën e Tokës dhe është parë në qiell mbi Kanalin Anglez, duke krijuar një efekt mahnitës

Ky meteoroid ose thënë më mirë asteroid i vogël është parë gjatë mëngjesit të së hënës dhe saktësisht para orës 03:00 GMT.

Përdoruesit e mediave sociale, disa me bazë në jug të Anglisë, ndanë pamje të këtij asteroidi i cili është quajtur Sar2667.

Agjencia Evropiane e Hapësirës shkroi në Twitter se ajo ishte “një shenjë e përparimeve të shpejta në aftësitë globale të zbulimit të asteroideve!”

Agjencia më parë tha se objekti pritej të “godiste në mënyrë të sigurt” atmosferën e tokës pranë qytetit francez Rouen.

Organizata Ndërkombëtare e Meteorëve, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Belgjikë, tha se objekti do të kishte hyrë rreth 4 km (2.5 milje) nga bregdeti francez dhe do të krijonte një efekt “top zjarri”.

Asteroidi i fundit i parashikuar për të hyrë paraprakisht në atmosferën e Tokës u pa në qiell mbi Ontario, Kanada në nëntor të vitit të kaluar, raporton BBC.

/Shqip.com