Lajme

Një aeroplan me 28 persona në bord zhduket në Rusi

Ilustrim, Aeroplani në Rusi.

Një aeroplan rus An-26 gjatë rrugës nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana është zhdukur në Kamchatka, duke shkaktuar një alarm emergjent, transmeton SHQIP.

Siç bëjnë të dituar mediat e huaja në aeroplanë janë 26 persona.

“Ka gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 22 pasagjerë (përfshirë një fëmijë) në bordin e avionit An-26. Një helikopter dhe trupat nga Ministria Ruse e Emergjencave po përgatiten për një operacion kërkimi dhe shpëtimi”, tha një përfaqësues i shërbimeve të urgjencës ruse.

Meteorologët vunë re se në zonë kishte një mbulim të vogël resh, por dukshmëria ishte brenda kufijve normalë.

“Të gjitha shërbimet e urgjencës u njoftuan dhe u dërguan për të shqyrtuar rrugën e avionit. Dy helikopterë dhe një aeroplan special po hetojnë zonën. Trupat e shpëtimit janë gati të lëvizin nga Palana në pikën e zbulimit të avionit”, thuhet në artikull./SHQIP.com