Lajme Ballkan

Një 60 vjeçar vret dy kushëri dhe një tjetër plagosë në Tetovë

Një 60 vjeçar nga Çellopeku i Tetovës ka vrarë me armë zjarri dy kushëri e tij dhe një tjetër e ka plagosur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se vrasja e dyfishtë, dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje.

“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, raporton RTK.

Policia në Tetovë nuk e konfirmuar identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit.

Ekipet prokurorisë dhe të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

/Shqip.com